Një ditë pasi i drejtoi Joe Bidenit një ftesë për bashkëpunim e cila mbeti pa përgjigje, presidenti kinez Xi Jingping paralajmëroi se tensionet në rajonin e Indo-Paqësorit rrezikojnë të sjellin një mentalitet të ri të Luftës së Ftohtë. Komentet e tij në kuadër të samitit të përvitshëm të Forumit për Bashkëpunimin Ekonomik të Azi-Paqësorit, erdhën disa javë pasi Shtetet e Bashkuara, Britania, dhe Australia njoftuan krijimin e një aleance të re e cila e pajis këtë të fundit me nëndetëse bërthamore.