Ambasadori amerikan në Zvicër i kërkoi aleatëve të Ukrainës që të ndihmojnë vendin e goditur nga lufta të përmbushë nevojat “e menjëhershme dhe urgjente" - jo të mendohet vetëm për rindërtimin afatgjatë. Ky i fundit u shpalos si objektiv në konferencën dy ditore të mbajtur në Lugano, e cila synonte ndihmën për Ukrainën pasi të përfundojë konlikti i saj me Rusinë.