Vetëm në një pikë, Shtetet e Bashkuara dhe Kina duket se po e gjejnë këto kohë gjuhën e përbashkët, e ajo është klima. Përmes një deklarate të rrallë për media, dy vendet u zotuan të punojnë së bashku për frenimin e ndryshimeve klimatike. Në dokument përmendet zhvillimi i një strategjie afatgjatë me qëllim arritjen e nivelit të emetimeve zero.