Një valë e nxehtë rekord që ka shkaktuar tashmë zjarre të mëdha në shtetet perëndimore të SHBA-së pritet të vazhdojë edhe javën e ardhshme. Rreth 130 milion njerëz ishin nën paralajmërim për kujdes ndaj nxehtësisë në fundjavë. Gati 57 milionë njerëz mbeten nën alarmin e nxehtësisë, ndërsa të paktën një fëmijë ka vdekur tashmë në rrethana të lidhura me nxehtësinë në Arizona.