Presidenti amerikan Joe Biden rriti zyrtarisht kuotën e pranimit të refugjatëve në Shtetet e Bashkuara në 62.500 për këtë vit, duke cituar “një situatë të paparashikuar dhe urgjente të refugjatëve në botë”. Vendimi i tij erdhi pas përballjes me kritika të shumta për vonesa në zëvendësimin e kuotës tejet të vogël të pranimit të refugjatëve, të paraqitur nga paraardhësi i Bidenit, Donald Trump. Përmes një deklarate, Biden ka thënë se veprimet e tij “zhdukin shifrën historikisht të ulët prej 15.000 refugjatësh, të vendosur nga administrata e kaluar.