Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy tha se pati një diskutim produktiv për tavanin e borxhit me Presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, por ende nuk ka marrëveshje. Uashingtoni po përpiqet të arrijë një kompromis buxhetor për rritjen e kufirit të huamarrjes në kohë për të shmangur një krizë të shkaktuar nga pamundësia e qeverisë amerikane për të shlyer detyrimet e saj financiare.