Njësi të rojës bregdetare të Filipineve dhe të Shteteve të Bashkuara kryen sot manovra detare të përbashkëta në gjirin Zambales, në veri të Manila. SHBA ka dërguar luftanijen e saj Munro me mjete ajrore pa pilot, që përdorin sistemet Scan Eagle për kërkimet e zbulimet detare. Ndërsa Filipinet kishin dislokuar mjete të rojës bregdetare të operacioneve të kërkimit e shpëtimit. Manovrat ishin një prej disa stërvitjeve detare e tokësore mes dy vendeve dhe kane si qellim te konfirmojnë aleancën e tyre. Zhvillimet vijnë teksa një muaj më parë presidenti Rodrigo Duterte nënshkroi zgjatjen e marrëveshjes së trupave amerikane në Filipine.