Presidenti Joe Biden pohoi se i ka kërkuar ushtrisë amerikane ndërtimin e një porti të përkohëshëm në brigjet e Rripit të Gazës, si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për krijimin e një rrugë detare të dërgimit të ushqimit dhe ndihmave të tjera. Kjo, në një kohë kur këmbënat e alarmit po bien gjithmonë e më fort për rrezikun që civilët palestinezë, të bllokuar nga lufta Izrael-Hamas, së shpejti mund të vuajnë nga uria.