Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se do të vendosin sanksione të reja mbi programin e dronëve dhe raketave të Iranit pas sulmit të fundjavës mbi Izrael. Njoftimi i Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, Jake Sullivan erdhi pas komenteve nga sekretarja e thesarit Janet Yellen, që tha se masa ndëshkuese janë duke u marrë në konsideratë, ndërsa të njëjtën gjë konfirmoi edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josef Borrell.