Top Channel/ SHBA, bllokadë palestinezëve, do u bllokojë vizat që mos shkojnë në OKB
29/08/2025 22:39

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se do të refuzojnë ose revokojnë vizat për zyrtarët palestinezë që dëshirojnë të udhëtojnë në Nju Jork muajin e ardhshëm për të marrë pjesë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Sekretari i Shtetit Marco Rubio i fajësoi ata për minimin e përpjekjeve për paqe dhe për kërkimin e "njohjes së njëanshme të shtetit palestinez". Vendimi është i pazakontë - Shtetet e Bashkuara, si vend pritës, duhet të lehtësojnë udhëtimin për zyrtarët e të gjitha vendeve që duan të vizitojnë selinë e OKB-së. Megjithatë, është e paqartë nëse ky veprim i Uashingtonit për të refuzuar ose revokuar vizat është në përputhje me dokumentin, i cili përcakton se pjesëmarrja e zyrtarëve të huaj në Nju Jork nuk do të pengohet nga SHBA-të "pavarësisht nga marrëdhëniet" midis qeverive të tyre përkatëse dhe Uashingtonit. Riyad Mansour, Vëzhguesi i Përhershëm palestinez në Kombet e Bashkuara, pas lajmit tha se do të shohim saktësisht se çfarë do të thotë dhe si zbatohet për cilindo nga delegacionet tona kjo masë e SHBA. Ndalimi vjen ndërsa Franca kryeson përpjekjet ndërkombëtare për të njohur shtetin e Palestinës në seancën e Asamblesë së Përgjithshme. Administrata e Donald Trump e ka mbështetur plotësisht Izraelin në kundërshtimit e një veprimi të tillë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, hedh poshtë idenë e një zgjidhjeje me dy shtete - formula ndërkombëtare e gjatë për të zgjidhur konfliktin Izrael-Palestinë. Ai thotë se njohja e shtetit palestinez do të ishte shpërblim i "terrorizmit monstruoz të Hamasit".

Top Channel/ Starmer i thotë “JO” Trump, presidenti i SHBA: Je si Neville Chamberlain
12/04 22:40
Top Channel/ Irani kërcënon Trump, zbulohet lëvizja e Putin
12/04 22:38
Top News – Zgjedhjet në Hungari / Mbyllet votimi, sondazhet nxjerrin humbës Orban
12/04 22:28
Top Channel/Prapaskenat e negociataveJo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, Irani kërkoi 27 miliardë dollarë
12/04 15:25
Top News – Bazat britanike në Qipro nuk preken / Nuk janë të negociueshme, statusi ligjor ‘i fortë’
12/04 14:01
Top News – Papa shpërthen: Mjaft me luftëra! Dënimi më i fortë për konfliktin në Iran deri më tani
12/04 13:50
Top News – Armëpushimi i Pashkës lëkundet / Putin lëshon dronët mbi Ukrainë, sulm masiv
12/04 13:49
Top News – Trump: Nuk ma ndjen për marrëveshjen! ‘Nuk ka rëndësi për mua, ne kemi fituar’
12/04 13:39
Top News – ‘Toka, një varkë shpëtimi’ në hapësirë / Astronautët e Artemis II kërkojnë unitet
12/04 13:03
Top News – Orban, betejë ‘për jetë a vdekje’ / Hungaria voton në zgjedhjet e rëndësishme
12/04 12:44
Top News – Irani nuk e di ku i ka vendosur minat…ndaj nuk po e hap Ngushticën e Hormuzit
12/04 12:34
Top News – Tym i zi në Pakistan, asnjë marrëveshje / SHBA e Irani mbeten në luftë, 21 orë bisedime
12/04 12:29
Top Channel/ Zgjedhjet në Hungari/ Sot vendoset nëse do të marrë fund sundimi 16-vjeçar i Orbanit
12/04 11:48
Top Channel/SHBA-Iran, dështojnë negociatat Delegacioni amerikan largohet nga Pakistani pas 21 orësh
12/04 11:37
Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10