Policia po vijon me aksionet anti-kanabis në zonën e malësisë së Krujës. Gjatë kontrolleve të zhvilluara uniformat blu asgjësuan me anë të djegies 910 bimë narkotike. Kanabisi u zbulua në disa fshatra të rrethit Krujë, ndërsa policia nisi hetimet me qëllim identifikimin dhe kapjen e të gjithë personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.