Lufta e Ukrainës i ka kushtuar shtrenjtë Rusisë në shumë aspekte të cilat Kremlini përpiqet t`i minimizojë, të paktën publikisht. Moska ishte dikur një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Gjermanisë, por që nga pushtimi i Ukrainës dhe vendosja e sanksioneve të BE-së, tregtia ka qenë në rënie të vazhdueshme.