Një deklaratë e deputetit të Partisë Progresive Serbe, SNS, Dragan Shormaz është interpretuar si shenja më e fundit e pakënaqësisë me Rusinë edhe mes vetë pjesëtarëve apo mbështetesvëe të forcës politike të Aleksandar Vucicit në Serbi. Shormaz, i cituar nga mediat në Kosovë, ka thënë se në protestat e korrikut të 2020-së në vendin e tij, kishin marrë pjesë edhe pjesëtarë të grupit famëkeq paramilitar rus Ëagner.