Para fillimit të protestës së serbëve në veri të Mitrovicës një numër i shtuar i njësiteve të KFOR-it janë të stacionuar pranë urës së Ibrit. Gazetarja e Top Channel, Leonita Bajrami, bën me dije se njëkohësisht ka edhe një numër më të lartë të njësiteve të Policisë se Kosovës që janë angazhuar për siguri.