Tim Scott, i vetmi republikan afrikano-amerikan në Senat, hap zyrtarisht fushatën presidenciale për vitin 2024, në një përpjekje që mesazhi i tij të arrijë të bindë votuesit republikanë, të cilët vazhdojnë të mbështesin në shumicë ish-Presidentit Donald Trump. Në fjalimin para mbështetësve, në qytetin e tij të lindjes në North Charleston të Karolinës së Jugut, 57 vjeçari Scott, foli për përvojën e tij personale, i rritur në varfëri vetëm nga nëna e tij, duke e ofruar atë si një provë se Amerika mbetet vendi i mundësive.