Senati amerikan konfirmoi të hënën Scott Bessent si sekretar të Thesarit, në qeverinë e Presidentit Donald Trump, duke i dhënë kështu drejtuesit miliarder të fondeve të investimeve, një rol qendror në hartimin e përparësive politike të administratës së re në lidhje me uljen e taksave, të shpenzimeve qeveritare dhe menaxhimin e marrëdhënieve ekonomike me aleatët dhe kundërshtarët.