Dëmet e shkaktuara gjatë protestës së djeshme në Tiranë janë të dukshme këtë të mërkurë në disa zona të kryeqytetit, pas rreth 9 orësh protestë dhe përplasjesh. Semaforë dhe shtylla të thyera, xhama të copëtuar, kosha mbeturinash të djegur dhe biznese të dëmtuara janë disa nga pasojat e lëna pas në rrugët ku u zhvilluan përplasjet.