Top Channel/ Sekuestrohen 83 kg kanabis në Fier, në pranga 2 prej autorëve
20/07/2022 19:19

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zhavar” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, Sektorin Operacional në DVP Fier dhe Komisariatin e Policisë Fier. Sekuestrohen 83 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, në pranga 2 prej autorëve. Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Ditën e sotme, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në një automjet tip “Ford” që po lëviste nga Bypass në drejtim të Fierit kishte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe janë vënë në ndjekje të tij. Gjatë ndjekjes së automjetit tip “Ford” që dyshohej se kishte lëndë narkotike, forcat e Policisë janë penguar nga një tjetër automjet tip “Benz”, që i siguronte rrugën automjetit tip “Ford”, i cili ka rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë me manovrat e rrezikshme që kryente për t’i shpëtuar ndjekjes. Në fshatin Zhavar, Fier, gjatë ndjekjes nga forcat e Policisë, automjeti tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe drejtuesi i tij, shtetasi F. G., 40 vjeç, banues në Fier, ka braktisur automjetin por falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, u kap në tokat e këtij fshati dhe u arrestua në flagrancë nga Policia për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. Gjatë operacionit u kap edhe drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi A. Xh., 31 vjeç, banues në Fier, i cili u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Ford”, u gjetën dhe u sekuestruan 83 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 2 automjetet, tip “Ford” dhe “Benz” dhe 3 aparate celulare. Në vijim të veprimeve hetimore, rezultoi se në këtë veprimtari kriminale është i përfshirë edhe pronari i automjetit tip “Benz”, shtetasi S. L., 39 vjeç, banues në Baltëz, Fier, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16