Në orën 11:00 të ditës së sotme, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, zhvillohet seanca për shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Noel Veizi dhe prokurori Genci Mane pritet të shqyrtojë raportin e Shërbimit të Provës, i cili do të jetë vendimtar për fatin e Salianjit.