Kancelari i ri gjerman Olaf Scholz tha sot gjatë vizitës në Paris se rritja ekonomike me "financa të shëndetshme" nuk janë të paarritshme. Franca tha më herët se donte të "rimendonte" kuadrin e buxhetit të Evropës për rritur kapacitetet financiare. Gjithsesi presidenti francez Emmanuel Macron vlerësoi më tej "përputhjen e pikëpamjeve" me kancelarin Scholz, në takimin e tyre të parë zyrtar të premten. Social demokrati Scholz drejton koalicionin e përkushtuar ndaj “sovranitetit strategjik” të Evropës. Macron iu drejtua sot Scholz me termin "i dashur Olaf" duke shprehur dëshirën e bashkëpunimit mes vendeve me besim te Evropa. Scholz bëri vizitën e tij në Paris si udhëtimin e parë jashtë vendit pas marrjes së detyrës nga ish-kancelarja Angela Merkel. Ai tha se fokusi i tij është "forcimi i Evropës dhe sovranitetit të saj”. "E rëndësishme është të punojmë së bashku," tha Scholz i cili më tej do të udhëtojë drejt Brukselit për takimin me sekretarin e NATOs Jens Stoltenberg.