Top Channel/ Sanksione të reja Kosovës? Hill: Efekte të tjera në marrëdhëniet dypalëshe
31/05/2023 21:40

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka deklaruar në Beograd se për Kosovën mund të ketë edhe pasoja të tjera përveç pezullimit të stërvitjeve ushtarake “Defender Europe ‘23”. Sipas Hill, vendimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit kanë pasur efekt negativ në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Christopher Hill, ambasador i SHBA-ve në Serbi “Unë mendoj se, ashtu siç e bëri shumë të qartë z. Blinken, do të ketë efekte në marrëdhëniet tona dypalëshe, ne po i shohim tashmë ato. Nuk përjashtoj mundësinë se do ketë të tjera, por nuk jam në gjendje t’i identifikoj ato, përveçse mund të them se duam më shumë përparim në Kosovë, duam themelimin e Asociacionit të komunave serbe, duam normalizim. Angazhimi drejt normalizimit duhet të bëhet nga të dyja vendet duke përfshirë edhe Serbinë, por ne duam të shohim këtë lëvizje, dhe ne duam të shohim rivendosjen e dialogut dhe në fund, siç thashë pak minuta më parë, duam ta shohim Serbinë të vazhdojë këtë rrugëtim drejt perëndimit dhe të jetë realisht pjesë e strukturave euroatlantike”. Ambasadori amerikan në Serbi deklaroi se Ballkani duhet të qetësohet dhe të bëjë një rrugëtim të ri që është drejt Evropës dhe strukturave euroatlantike. SINK HILL “Ballkani duhet të qetësohet. Ne duhet të kemi një situatë ku të gjithë në Ballkan të mund të përgatiten për një rrugëtim tjetër dhe ai rrugëtim është drejt Evropës. Kështu që unë shpresoj se Serbia do të mbajë në fokus shumë të mprehtë dhe fokus të qartë nevojën për të vazhduar këtë dialog dhe nevojën për të arritur përfundimisht në destinacionin e strukturave euroatlantike”, tha Hill. Ndërkombëtarët kanë apeluar që të dyja palët duhet të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve.

Top Channel/ “Drejtësi, jo hakmarrje”, potestë për eliminimin nga pakujdesia të Zejnullahut
12/07 15:19
Top News – Protestë në Lipjan. Kërkohet drejtësi për eliminimin e Agon Zejnullahut
12/07 13:18
Top News – Osmani do të pyesë Kushtetuesen. Ngërçi në Kuvend, çfarë ndodh pas datës 26 korrik!
12/07 12:21
Top Channel/ Kosovë, dështimet sjellin tension! Polemika mes opozitës dhe LVV
11/07 20:04
Top News- 30 vite nga genocidi në Srebrenicë/ Politika përkujton masakrën- s’ka paqe pa drejtësi
11/07 16:56
Top News- Murseli s’ka probleme mendore/ Del raporti i ezkaminimit, do përballet me gjyqin
11/07 13:12
Top News- Serbia plan për të sulmuar Kosovën, e konfirmon dhe Osmani: Trump i qartë
10/07 22:13
Top Channel/ I morën jetën 27 vjeçarit, zbardhet dëshmia e policëve në Kosovë
10/07 20:19
Top Channel/ Momenti kur nxirret nga liqeni makina e 23-vjeçarit që u gjet i pajetë
10/07 20:06
Top News- Çfarë ndodh pas 26 korrikut! Djegia e mandateve të deputetëve dhe roli i Osmanit
10/07 15:08
Top Channel/ DASH nis zytarin e lartë në Kosovë: Hanrahan shkon edhe në Serbi e Bosnje!
10/07 13:58
Top Channel/ Rasti shokues i 27 vjeçarit, jep dorëheqjen drejtori i policisë në Lipjan!
10/07 13:53
Top Channel/ Kuvendi i Kosovës, 26 korriku afati i fundit? Cfarë ndodh nëse nuk zbatohet!
10/07 11:54
Top News- Pesë policët e akuzuar për vr*sje/ Avokati i familjes së viktimës nuk lejohet në seancë
09/07 19:49
Top Channel/ Policët që i morën jetën 27-vjeçarit! Gjykata merr vendimin
09/07 19:49
Top News-Vijon ‘seriali’ me konstituimin e Kuvendit/Dështon edhe seanca e 44-t, opozita akuza Kurtit
09/07 17:32
Top Channel/ I morën jetën 27-vjeçarit, dalin para gjykatës policët në Kosovë
09/07 15:41
Top Channel/ Ngjarja e 27 vjeçarit, “tërbim” në Kosovë: Kërkohet dorëheqja e ministrit Sveçla!
09/07 15:05
Top News- Vr*sja e 27-vjeçarit në Lipjan/ Policia e Kosovës jep detaje pas 24 orësh
09/07 12:49
Top News- Kurti i ashpër me policët e akuzuar: Nuk ka strehë për askënd që tejkalon kompetencat
09/07 12:40