Top Channel/ Salmonela në mishin brazilian,1.32 tonë u shitën te konsumatorët
04/09/2026 19:56

Më 3 shtator Shqipëria ndaloi importin e mishit të gjedhit të shpendëve nga Brazilit, pas vendimit të BE që e cilëson mishin Brazilian si produkt të pasigurt pasi dyshohet se tek kafshët e gjallë injektohen antibiotikë të ndaluar BE. Por Mishi i importuar nga Brazili nuk është i rrezikshëm vetëm për praninë e antibiotikëve të ndaluar , por edhe për kontaminimin me baktere. Kontrollet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit gjatë viteve TAB1 2025 identifikuan rreth 14.8 tonë mish pule dhe derri me Salmonelë, ku një pjesë e sasisë e mishit helmues u konsumua nga shqiptarët. Rasti më shqetësues lidhet me një ngarkesë prej 10 mijë e 272 kilogramësh, ose 10.27 tonë fileto pule “Copacol”, ku analizat konstatuan praninë e Salmonella Typhimurium. Kur inspektorët e AKU-së ndërhynë, 8 mijë e 949 kilogramë, ose rreth 8.95 tonë, u gjetën ende në subjekt dhe u bllokuan. Por 1 mijë e 322 kilogramë, ose rreth 1.32 tonë fileto pule, rezultonin se ishin shitur te konsumatorët. Sasia e bllokuar dhe produktet e kthyera nga tregu u dërguan për asgjësim. Një tjetër rast u evidentua me mishin e derrit. Në 2025 inspektorët konstatuan 4 mijë e 516 kilogramë, ose rreth 4.52 tonë fileto derri të ngrirë, të kontaminuar me bakterin salmonellë. Ndryshe nga rasti i mishit të pulës, e gjithë sasia ndodhej ende në magazinën frigoriferike të subjektit dhe nuk ishte shpërndarë në treg. AKU e bllokoi produktin dhe më pas e asgjësoi. TAB3 Në vitin 2025, AKU raporton se ka marrë 17 mostra mish pule dhe 8 mostra mish derri. Në këtë listë nuk rezulton asnjë mostër e mishit të gjedhit me origjinë nga Brazili. Kjo ngre pikëpyetje mbi nivelin e kontrollit laboratorik të mishit të gjedhit të importuar nga Brazili, në një kohë kur siguria e produkteve shtazore që vijnë nga ky vend është vendosur nën një vëmendje të shtuar edhe nga autoritetet europiane, të cilët i kanë ngritur karton e kuq të importit, për një afat të pacaktuar, pasi dyshohet se tek kafshët janë përdorir medikamente veterinare të ndaluara.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16