Megjithëse padia për privatizimin e kompleksit “Partizani” ka dy vite në SPAK, duket se tani prokurorët po i japin ritëm hetimeve. Pas thirrjes së dy ish-ministrave, Fatmir Mediu e Gazment Oketa dhe ushtarakut Vladimir Qirjazi, përpara prokurorëve të posaçëm, sot doli ish-ministri i Ekonomisë në mandatin e parë të qeverisë Berisha, Genc Ruli.