Top Channel/ Sabotimi rus në Poloni, Kryeministri Tusk: Dy ukrainas, agjentë të Moskës
18/11/2025 19:29

Dy ukrainas të dyshuar për bashkëpunim afatgjatë me shërbimet sekrete ruse janë identifikuar si autorët e dy akteve sabotimi në rrjetin hekurudhor të Polonisë. Sipas BBC-së, njëri prej të dyshuarve ishte dënuar më herët për akte sabotimi në Ukrainë. Gjatë një fjalimi në parlament, kryeministri Donald Tusk tha se kishte vizituar vendin e shpërthimit pranë fshatit Mika, në juglindje të Varshavës, ku fundjavën e kaluar u dëmtua linja hekurudhore që çon drejt kufirit ukrainas. Ai e përshkroi ngjarjen si “një akt sabotimi i paprecedentë”. Ndërkohë një incident i dytë ndodhi pranë Pulawy, ku një tren me pasagjerë u detyrua të ndalonte menjëherë për shkak të dëmtimit të kabllove ajrore. Fillimisht, autoritetet polake deklaruan se kishte shumë gjasa që sabotimet në linjën hekurudhore Varshavë–Lublin të ishin urdhëruar nga një “shërbim i huaj”. Më vonë, një zëdhënës i ministrit të shërbimeve speciale tha se “gjithçka tregon se bëhet fjalë për shërbimet speciale ruse”. Rusia nuk ka reaguar ende publikisht ndaj akuzave. “Qëllimi ishte të shkaktohej një katastrofë hekurudhore,” tha Tusk. Kryeministri refuzoi të publikojë emrat e të dyshuarve, duke thënë se kjo do të komplikonte operacionin. Ai sqaroi se njëri prej tyre jeton në Bjellorusi dhe tjetri në Ukrainën lindore. Të dy kishin hyrë në Poloni nga Bjellorusia gjatë vjeshtës dhe më pas janë rikthyer atje përmes pikës kufitare në Terespol, në jugperëndim të Bjellorusisë, pranë kufirit me Ukrainën. Tusk njoftoi se më 15 nëntor, rreth orës 21:00, një pajisje shpërthyese e tipit C4 me përdorim ushtarak shpërtheu pranë fshatit Mika, duke shkaktuar dëme të vogla në dyshemenë e një vagoni mallrash. Ngjarja u kap nga kamerat e sigurisë, ndërsa drejtuesi i trenit nuk e kishte vënë re shpërthimin. Para kësaj, kishte pasur një tentativë të dështuar për ta nxjerrë trenin nga shinat duke vendosur një kapëse çeliku. Akti i dytë i sabotimit ndodhi më 17 nëntor dhe përfshiu një tren me 475 pasagjerë që u detyrua të frenonte menjëherë për shkak të dëmtimit të infrastrukturës hekurudhore. Tusk bëri të ditur se do të urdhërojë rritjen e nivelit të alarmit në disa linja hekurudhore. Ai shtoi se që nga fillimi i vitit të kaluar, 55 persona janë arrestuar për dyshime lidhur me ndihmën, përgatitjen ose kryerjen e akteve sabotimi, dhe 23 prej tyre ndodhen në paraburgim. Sipas tij, motivimi i Rusisë është përhapja e panikut dhe nxitja e ndjenjave anti-ukrainase në Poloni, një vend që strehohen mbi një milion refugjatë ukrainas. “Ajo që u intereson autoriteteve ruse nuk është vetëm efekti i drejtpërdrejtë i këtyre veprimeve, por edhe pasojat sociale dhe politike që ato shkaktojnë. Kjo nënkupton çorganizim, kaos, panik, spekulime dhe pasiguri”, tha Tusk. Polonia, anëtare e NATO-s dhe BE-së, ka një rol kyç në transportin hekurudhor të ndihmave për Ukrainën që prej nisjes së pushtimit rus në shkurt 2022. Në shtator, Tusk deklaroi se tre dronë rusë ishin rrëzuar nga avionë polakë dhe të NATO-s në hapësirën ajrore të Polonisë gjatë sulmeve ndaj Ukrainës. Ai tha se ishin regjistruar 19 shkelje të hapësirës ajrore me dronë, disa prej të cilave kishin fluturuar aq thellë sa detyruan mbylljen e përkohshme të katër aeroporteve, përfshirë aeroportin kryesor të Varshavës, Chopin. Ministria ruse e mbrojtjes reagoi duke thënë se “nuk kishte plane” për të goditur objektiva në territorin polak.

Top News – Bazat britanike në Qipro nuk preken / Nuk janë të negociueshme, statusi ligjor ‘i fortë’
12/04 14:01
Top News – Papa shpërthen: Mjaft me luftëra! Dënimi më i fortë për konfliktin në Iran deri më tani
12/04 13:50
Top News – Armëpushimi i Pashkës lëkundet / Putin lëshon dronët mbi Ukrainë, sulm masiv
12/04 13:49
Top News – Trump: Nuk ma ndjen për marrëveshjen! ‘Nuk ka rëndësi për mua, ne kemi fituar’
12/04 13:39
Top News – ‘Toka, një varkë shpëtimi’ në hapësirë / Astronautët e Artemis II kërkojnë unitet
12/04 13:03
Top News – Orban, betejë ‘për jetë a vdekje’ / Hungaria voton në zgjedhjet e rëndësishme
12/04 12:44
Top News – Irani nuk e di ku i ka vendosur minat…ndaj nuk po e hap Ngushticën e Hormuzit
12/04 12:34
Top News – Tym i zi në Pakistan, asnjë marrëveshje / SHBA e Irani mbeten në luftë, 21 orë bisedime
12/04 12:29
Top Channel/ Zgjedhjet në Hungari/ Sot vendoset nëse do të marrë fund sundimi 16-vjeçar i Orbanit
12/04 11:48
Top Channel/SHBA-Iran, dështojnë negociatat Delegacioni amerikan largohet nga Pakistani pas 21 orësh
12/04 11:37
Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30