Top Channel/ “Sa të jem unë këtu, jo”, Kurti: “Kurrë ndryshim kufijsh për Kosovën”!
13/09/2021 16:19

Albin Kurti u shpreh në një intervistë për Al Jazeeran se shkëmbimi i territoreve, një projekt i vdekur sipas tij në Kosovë, po mbahet ende gjallë në Beograd. Kryeministri kosovar deklaroi se ai vetë, nuk ka për ta pranuar kurrë. “ “Shkëmbimi i territoreve nuk është as zgjidhje. Do t’i bënte gjërat më keq. Unë dua zgjidhje demokratike, zgjidhje paqësore dhe shkëmbimi i territoreve është rrugë që na çon në konfliktet e të 90-ve dhe që nuk do të mbetej konflikt veç në mes Kosovës dhe Serbisë, por do shpërndahej edhe në Ballkanin Perëndimor. Unë s’e pëlqej këtë mënyrë të të bërit politikë ku presidentët apo kryeministrat mendojnë se janë monarkë të mesjetës dhe territorin e shtetit e konsiderojnë si pronë private dhe shtetin si shtëpinë e tyre. Kështu që unë e kundërshtoj këtë model që i bën gjërat më keq se që janë”, tha ai. Kurti shtoi më tej “projekti për shkëmbime territoresh ka dështuar, por ideja s’ka vdekur dhe është shumë e gjallë në Beograd, sepse të gjithë vendet fqinje të Beogradit si Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut që nuk janë të integruara në BE, fatkeqësisht Beogradi i konsideron shtete të përkohshme dhe duke imituar federatën ruse dëshiron t’i forcojë faktorët e vet në shtete fqinje si parashtete satelite në mënyrë që t’i bëjë fqinjët e vet jofunksionalë, por kjo s’ka gjasa të ndodhë me Republikën e Kosovës.

Top Channel/ “Kërcënimi me bombë, nga Serbia”! Kosova identifikon autorin që alarmoi deputetët
06/07 20:12
Top News- Krijim i institucioneve apo zgjedhje? Kosova në bllokadë politike, cilat janë alternativat
06/07 15:41
Top News – Kosova pa stadium kombëtar / Ideja është lënë në harresë, ‘çështje krenarie’
06/07 15:36
Top News – Askush nuk do lindje natyrale…Kosovë, zgjidhet operacioni pavarësisht rreziqeve
06/07 15:32
Top News – U kërcënua Kuvendi i Kosovës / Reagon Sveçla: Numri ka lidhje me Ratko Mlladiç
06/07 15:11
Top Channel/ Kosova, nga dështimi në dështim. Kuvendi s’konstituohet as pas seancës së 42-të
05/07 22:43
Top Channel/ E konfirmon Prokuroria: Alarmi në Kuvendin e Kosovës për bombë, ishte i rremë
05/07 21:38
Top News- Policia largon deputetët/ Kosovë, kërcënimi me bombë shtyn seancën e Kuvendit
05/07 15:05
Top News – Të zënë me sherrin në Kuvend. Kosovë, partitë ‘harrojnë’ zgjedhjet vendore
05/07 15:04
Top Channel/ Bomba në Kuvend, panik mes deputetëve në Kosovë: Kërcënimi u bë në anglisht!
05/07 14:40
Top News- Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës? Evakuohen deputetët
05/07 12:59
Top Channel/ I fshehtë apo i hapur, ngërçi i votimit në Kosovë: Kjo është çështja!
05/07 12:01
Top Channel/ Kisha Ortodokse e Kosovës ia kthen OSBE-së: Kryepeshkopi yne nuk hyri “në kishë serbe”!
05/07 11:53
Top News- Pas PDK, edhe LDK kërkesë Kushtetuses/ ‘LVV nuk po respekton vendimin e 26 qershorit’
04/07 16:34
Top Channel/ Osmani: Lejohet votimit i fshehtë por duhet konsesus për këtë!
04/07 15:08
Top News- Osmani ultimatum deputetëve/ ‘Pasoja juridike, nëse s’ka konstituim brenda 30 ditëve’
04/07 13:54
Top News- Vijon seria e dështimeve në Kuvend/ PDK-ja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
03/07 22:00
Top News- I nxehti ekstrem vjen në Kosovë, autoritetet ‘frikë’ nga temperaturat e larta
03/07 20:27
Top Channel/ Kosova, sytë nga Kushtetuesja! Opozita kundër votimit të fshehtë
03/07 19:54
Top News-Vatra e parë e murtajës në Kosovë/ Karantinohet ferma në Prizren, autoritetet shtojnë masat
03/07 17:57