Ngadalë, por Rusia po e zgjeron hartën e saj të bombardimeve në Ukrainë, pre e të cilave për herë të parë që nga fillimi i pushtimit, kanë rënë edhe dy qytetet qendrore, Dnipro e Lutsk. Trupat ruse ndërmorën një sulm të precizionit të lartë në dy aeroporte ushtarake të zonës, duke i nxjerrë jashtë përdorimit. Dy ushtarë ukrainas humbën jetën atje e 6 të tjerë u plagosën. Civilët u shënjestruan nga bombat ruse mëngjesin e sotëm, ku gjeti vdekjen e menjëhershme një person. Ministri ukrainas i mbrojtjes, Oleksii Reznikov, thote se në Ukrainë, praktikisht që nga fillimi i mësymjes mbi dy javë më parë, forcat ruse kanë vrarë më shumë civilë sesa ushtarë. NUk dua që kjo të degjohet vetëm në Kiev, dua që të dëgjohet anekmbane botës, u shpreh ai.