Rusia ka ndërmarrë një sulm të gjerë ajror gjatë natës mbi Kievin, vetëm pak orë pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, konfirmoi se planifikon të takohet këtë të dielë në Florida me homologun amerikan, Donald Trump, në përpjekje për të avancuar drejt një marrëveshjeje që synon përfundimin e luftës gati katërvjeçare në Evropën Lindore.