Rusia paralajmëroi se mund të mbyllë gazsjellësin kryesore drejt Gjermanisë nëse Perëndimi sanksionon naftën ruse. Zevendeskryesministri rus Alexander Novak, i cili vetë ka lindur në Ukrainë, u shpreh se një lëvizje e tillë do të kishte pasoja katastrofike për furnizimin në rang global dhe do ta dyfishonte cmimin e arit të zi, duke e cuar në 300 dollarë për fuci.