Ministria e Jashtme ruse njoftoi se ish-presidenti amerikan, Barack Obama, është në mesin e 500 shtetasve amerikanë, të cilëve do t`u ndalohet nga ky moment hyrja në Rusi. Vendimi sipas autoriteteve ruse, është një kundërpërgjigje ndaj valës së fundit të sanksioneve të Uashingtonit ndaj Moskës. Ministria pohoi nga ana tjetër se ka refuzuar qasjen konsullore të SHBA-së tek gazetari i të përditshmes amerikane, Wall Street Journal, Evan Gershkovich, i arrestuar në muajn mars nën dyshimin e spiunazhit.