Forcat ushtarake ruse e taxhikistanase kryenin sot operacione të përbashkëta ushtarake në rajonin Karb-Maidon, 20 kilometra larf kufirit Taxhikistan-Afganistan. Ministria ruse e mbrojtjes tha se fushata stërvitore ka si qëllim parandalimin e kërcënimeve që vijnë nga jashtë Rusisë e Taxhiksitanit. Në manovra merrnin pjesë dhe forca të tjera të vendeve ish-sovjetike dhe reflektojnë pasigurinë për regjimin e ri taliban, në pushtet në Afganistanin fqinjë. Ndryshe nga shumncia e fqinjëve, Taxhikistani ka refuzuar të njohë regjimin e tij islamist afgan dhe ka akumuluar trupa ushtarake pranë kufirit. Rusia tha se në manovrat e fundit përfshihen rreth 5,000 ushtarakë, dy të tretat e të cilëve rusë. Në manovrat gjashtë ditore përfshihen ushtrime artilerie të shkallës së vogël, ndjekje dhe goditje objektivash me mjete ajrore.