Mali i Zi i ofroi azil politik biznesmenit azerbajxhanas, Telman Ismailov, të cilin Moska e kërkon me ngulm. Lajmin e konfirmoi vetë avokati i tij Milosh Vuksanovic për RFE, duke thënë se klientit të tij, azili iu garantua nga Ministrinë malazeze e Punëve të Brendshme të Malit të Zi dhe tashmë është liruar nga paraburgimi.