Russia njoftoi se do të lejojë hapjen e një korridori humanitar për evakuimin e civilëve që duan të largohen nga uzina e rrethuar e celikut Azovstal në qytetin e Mariupolit. Pala ruse tha se armëpushimi ka hyrë në fuqi dhe në këtë mënyrë, mjaft civilë do të kenë sipas saj, rastin të largohen nga kompleksi. Raportohet se rreth 1.000 civilë janë ngujuar në këtë uzinë, së bashku me luftëtarët e fundit ukrainas që po mbrojnë qytetin. Vladimir Putin i urdhëroi më herët trupat e veta që ta bllokojnë kompleksin, në mënyrë që prej tij të mos largohet “as edhe një mizë” pa miratimin e tyre.