Top Channel/ Rusia dhe Ukraina vijojnë sulmet. Moska vrau një person e plagosi 30 të tjerë
30/08/2025 22:29

Rusia kreu një sulm masiv në 14 rajone të Ukrainës, ndërsa Kievi goditi rafineritë ruse të naftës. Një grua u vra në rajonin jugor të Zaporizhias dhe 30 persona u plagosën - përfshirë fëmijë - njoftuan autoritetet. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia lëshoi gati 540 dronë dhe 45 raketa dhe kërkoi sanksione të reja ndaj Moskës. Pas sulmit, ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se të gjitha "objektivat u arritën". Në rajonin juglindor të Dnipro-petrovskut, zyrtari i lartë Serhiy Lysak raportoi një numër sulmesh ndaj objekteve të infrastrukturës. Kjo ishte nata e dytë radhazi që Dnipro-petrovsk ishte në shënjestër. Më herët këtë javë, Kievi pranoi se ushtria ruse kishte hyrë në rajon. Ndërkohë, ushtria e Ukrainës tha se dronët e saj goditën rafineritë e naftës në Krasnodar dhe Sizran në Rusi gjatë natës. Të dy rafineritë kanë qenë në objektivin e sulmeve edhe më parë. Shefi i shtabit të përgjithshëm të Rusisë, Valery Gerasimov, tha të shtunën se forcat po vazhdonin "ofensivën e tyre të pandërprerë përgjatë pothuajse të gjithë vijës së kontaktit". Sulmet e fundit vijnë teksa ndërkombëtaret po punojnë për të siguruar një marrëveshje paqeje midis dy vendeve. Zelensky tha se sulmet treguan "mosmbajtjen e fjalës" nga Rusia, duke shtuar se e vetmja mënyrë për t'u marrë me Rusinë ishte vendosja e sanksioneve. "Ne presim veprime nga SHBA-të, Evropa dhe e gjithë bota", tha ai.

Top Channel/ Starmer i thotë “JO” Trump, presidenti i SHBA: Je si Neville Chamberlain
12/04 22:40
Top Channel/ Irani kërcënon Trump, zbulohet lëvizja e Putin
12/04 22:38
Top News – Zgjedhjet në Hungari / Mbyllet votimi, sondazhet nxjerrin humbës Orban
12/04 22:28
Top Channel/Prapaskenat e negociataveJo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, Irani kërkoi 27 miliardë dollarë
12/04 15:25
Top News – Bazat britanike në Qipro nuk preken / Nuk janë të negociueshme, statusi ligjor ‘i fortë’
12/04 14:01
Top News – Papa shpërthen: Mjaft me luftëra! Dënimi më i fortë për konfliktin në Iran deri më tani
12/04 13:50
Top News – Armëpushimi i Pashkës lëkundet / Putin lëshon dronët mbi Ukrainë, sulm masiv
12/04 13:49
Top News – Trump: Nuk ma ndjen për marrëveshjen! ‘Nuk ka rëndësi për mua, ne kemi fituar’
12/04 13:39
Top News – ‘Toka, një varkë shpëtimi’ në hapësirë / Astronautët e Artemis II kërkojnë unitet
12/04 13:03
Top News – Orban, betejë ‘për jetë a vdekje’ / Hungaria voton në zgjedhjet e rëndësishme
12/04 12:44
Top News – Irani nuk e di ku i ka vendosur minat…ndaj nuk po e hap Ngushticën e Hormuzit
12/04 12:34
Top News – Tym i zi në Pakistan, asnjë marrëveshje / SHBA e Irani mbeten në luftë, 21 orë bisedime
12/04 12:29
Top Channel/ Zgjedhjet në Hungari/ Sot vendoset nëse do të marrë fund sundimi 16-vjeçar i Orbanit
12/04 11:48
Top Channel/SHBA-Iran, dështojnë negociatat Delegacioni amerikan largohet nga Pakistani pas 21 orësh
12/04 11:37
Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10