Rusia ka dëbuar zëvendësambasadorin amerikan Bartle Gorman dhe Uashingtoni deklaroi do t'i përgjigjet kësaj lëvizjeje të Moskës, njoftoi agjencia e lajmeve RIA duke cituar burime nga ambasada amerikane në kryeqytetin rus. Nuk dihet ende se cfarë arsyetimi ka paraqitur pala ruse për këtë dëbim. Tensionet mes Moskës, SHBA-se e vendeve të tjera anëtare të NATO-s janë ashpërsuar ndjeshëm këto kohë, me situatën e krijuar në kufirin e Ukrainës, ku Rusia vazhdon të mbajë të grumbulluara me mijëra trupa. Kremlini hedh poshtë pretendimet se po planifikon një ndërhyrje. Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se "histeria perëndimore na shqetëson thellësisht" dhe akuzoi Perëndimin se po përpiqet të diktojë se si duhet të sillet Rusia në territorin e saj.