Një shpërthim masiv tronditi qytetin rus të Belgorodit, por edhe më shumë u shokuan banorët e tij kur mësuan se nuk ishte ushtria ukrainase që i kishtë goditur, por vetë trupat e Moskës. Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi se një avion i saj luftarak i tipi SU 34 ka bombarduar aksidentalisht qytetin e ndodhur në kufi me Ukrainën. Nga sa shpjegoi guvernatori rajonal, Vyacheslav Gladkov, shpërthimi ka krijuar një krater rreth 20 metra të gjerë në qendër të qytetit.