Top Channel/ Rusia bashkon Trumpin me BE Finalizohet propozimi 30-ditor për armëpushim
09/05/2025 23:18

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët evropianë janë duke finalizuar propozimin për armëpushim 30-ditor në Ukrainë, i cili nëse refuzohet do të thotë se ata së bashku do t’i vendosin sanksione të reja Rusisë, sipas një burimi diplomatik francez, ka raportuar agjencia e lajmeve “Reuters”. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri thirrje për një armëpushim 30-ditor pa kushte midis Rusisë dhe Ukrainës, duke paralajmëruar se Washingtoni dhe partnerët e tij do të vendosin sanksione të mëtejshme nëse armëpushimi nuk respektohet. Ukraina ka shprehur gatishmëri për të pranuar propozimin e SHBA-së, ndërsa Rusia shpalli në mënyrë të njëanshme armëpushim treditor që do të zgjasë nga 8 deri më 10 maj, për 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. “Nuk jemi plotësisht me një projekt të finalizuar, por shpresojmë se jemi në një moment konvergjence”, ka thënë burimi diplomatik, duke folur në kushte anonimiteti. “Çfarë mund të ndodhë në orët dhe ditët në vijim, mund të ketë një njoftim për një armëpushim ose 30-ditor ose të ndarë në pjesë, gjë që është ende duke në diskutim”. Franca, Britania dhe Gjermania gjatë javëve të fundit kanë kërkuar koordinim më të ngushtë me Washingtonin. Dy javë më parë ato kundërshtuan disa propozime të SHBA-së për mënyrën se si t’i jepet fund luftës në Ukrainë, duke bërë kundërpropozime për çështje nga territori te sanksionet.

Top News- E gjithë Franca në alarm, i nxehti përvëlues “djeg” të gjithë Europën
30/06 23:30
Top Channel/ Gjermani-Ukrainë, pakt për armë/ Zotimi për të ndihmuar Kievin të prodhojë më shumë
30/06 23:22
Top Channel/ Pensionet me Italinë nisin sot/ Hyn në fuqi marrëveshja më 1 korrik
30/06 23:22
Top News- Apokaliptike, Turqia ‘luftë’ me flakët! Digjen shtëpitë evakuohen 50 mijë banorë
30/06 22:40
Top Channel/ Ish-numri 2 i kryeministrit spanjoll kapet për korrupsion, partia në pushtet në krizë
30/06 21:53
Top News – A do arrihet paqja në Gaza? Negociata mes raketave e bombave…“zhduket” Hamas
30/06 21:50
Top Channel/ Arrestohet në Itali “Tony Montana” shqiptar, paketonte drogën me fotot e Al Pacinos
30/06 21:34
Top Channel/ ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30/06 21:34
Top News- “Avionë me probleme po fluturojnë”, denoncimi pas tragjedisë së Air India
30/06 21:30
Top News- Pas protestave nis reprezalja. Qeveria nis eleminimin e protestuesve
30/06 21:14
Top News- Kanadaja “i shkel syrin” Trump, bën hap pas…nis heqjen e taksave ndaj SHBA
30/06 21:05
Top News- Zbulohet pas 60 vitesh killeri, eliminoi fqinjen dhe ia hodhi policisë për shumë kohë
30/06 21:04
Top Channel/ SHBA godet rrjetet e drogës, Rubio njofton sanksione për familjarë e partnerë
30/06 19:50
Top News – Qiproja, ‘degë ulliri’ për Erdoganin / E fton në samit pavarësisht pushtimit të 1974-ës
30/06 16:09
Top News- Pas Kushtetueses, edhe Osmani/ Ngërçi në Kuvend, thërret udhëheqësit e partive
30/06 16:06
Top News – Tërmeti më i fortë në 40 vjet / Itali, evakuohen disa shkolla, panik në Napoli
30/06 16:06
Top News – Ka humbur 1 milion trupa në Ukrainë / Kievi bën bilancin e Moskës: 1 mijë në një ditë
30/06 15:17
Top News – Gratë ‘rrëmbejnë’ armët / Rekrutohen në ushtrinë daneze, frikë nga Rusia
30/06 15:16
Top Channel/ Kanadaja heq taksën mbi teknologjinë për të avancuar bisedimet tregtare me Trump
30/06 15:13
Top Channel/ “Nuk i ofroj asgjë Iranit, nuk jam Obama”, Trump: Pas shkatërrimit të objekteve…
30/06 15:06