Top Channel/ Rruga rrezikon shtëpinë, rrëshqitja e tokës alarmon të moshuarën në Gjirokastër
26/07/2026 15:11

Poshtë Kalasë së Argjiros, në zemër të qytetit muze të Gjirokastrës, Robert dhe Vasilika Arseni, nënë e bir, jetojnë çdo ditë me frikën se shtëpia e tyre mund të rrezikohet nga shembja e murit mbajtës të rrugës. Bëhet fjalë për rrugën e njohur nga banorët si “Rruga pas Kalasë”, ku një pjesë e kalldrëmit ka pësuar ulje të ndjeshme. Si pasojë, edhe muri i gurit që mban rrugën dhe që ndodhet ngjitur me oborrin e banesës së familjes Arseni është deformuar dukshëm, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë. 85-vjeçarja Vasilika Arseni, e cila jeton e vetme në banesë, thotë se çdo ditë jeton me ankthin se gurët e murit mund të shemben dhe t’i rrezikojnë jetën. Sipas saj, dëmtimet janë përkeqësuar nga kalimi i vazhdueshëm i mjeteve me tonazh të rëndë mbi kalldrëm, pavarësisht se bëhet fjalë për një zonë historike me infrastrukturë të ndjeshme. Nga Greqia, ku jeton si emigrant, djali i saj, Robert Arseni, tregon se prej kohësh i është drejtuar Bashkisë së Gjirokastrës me ankesa të përsëritura, duke kërkuar ndërhyrjen e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike për stabilizimin e murit dhe riparimin e segmentit të dëmtuar. Sipas tij, deri më sot nuk ka marrë asnjë përgjigje dhe asnjë ndërhyrje konkrete. Ndërkohë që amortizimi i rrugës vazhdon të përparojë, familja Arseni kërkon një reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse, përpara se dëmtimet të kthehen në një rrezik real për jetën e banorëve dhe për vetë trashëgiminë historike të qytetit.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16