Top Channel/ Rritja e kalimeve të paligjshme, presidenca çeke: Shqipërisë t`i hiqet lëvizja pa viza!
17/10/2022 19:06

Rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm që po kalojnë nëpërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për të kërkuar azil në BE, ka nxitur bisedimet për pezullimin e udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor. Presidenca çeke ka propozuar ndalimin e lëvizjes së lirë në rajon si mënyrë për t`i vënë fre emigracionit të parregullt. “Fakti që Serbia dhe Shqipëria asnjëherë nuk i përafruan plotësisht listat e tyre të lëvizjes me BE-në, pavarësisht se ata gëzojnë udhëtimin pa viza në bllok, kontribuon në rritjen e numrit të emigrantëve të parregullt që hyjnë në Bashkimin Europian përmes kësaj rruge", thuhet në një memo të brendshme të kësaj presidence. “Shtetas nga Turqia, Tunizia, India, Kuba dhe Burundi po hyjnë legalisht pa viza me rrugë ajrore në Serbi, e disa prej këtyre vendeve janë duke hyrë edhe në Shqipëri, ndërsa një numër shumë i lartë i tyre lëviz në mënyrë të parregullt më tej drejt vendeve anëtare të BE-së ”, theksohet në dokument. Këto janë kombësi që nuk janë hasur kaq shumë më parë në këtë rrugë, dhe ekziston rreziku i një tendence në rritje," nënvizohet më tej. Në mënyrë të vecantë, rrugën ballkanike po e përdorin së fundi shtetasit indianë. Kroacia dhe Sllovenia për shembull, theksohet në memo, vitin e kaluar nuk patën asnjë aplikim azili nga India, Burndu apo Kuba, ndërsa këtë vit kanë regjistruar 1.700 të tilla. Propozimi nënvizon idenë e disa masave më qëllim reduktimin e numrit të emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në BE nëpërmjet Ballkanit Perëndimor. Rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm po ushtron presion mbi shtetet fqinje të BE-së, Austrisë, Kroacisë si edhe Sllovenisë. Ndaj në dokument nënvizohet presioni diplomatik ndaj Shqipërisë dhe Serbisë për të harmonizuar heqjet e vizave dhe për të rikthyer mbrapsht më shumë emigrantë të parregullt. “Në rast se përpjekjet diplomatike do të dështojnë, BE-ja duhet gjithashtu të përgatitet dhe të marrë në konsideratë një listë të masash të tjera që mund të përdoren, duke përfshirë këtu edhe në kontekstin e mekanizmit të pezullimit të vizave”, thuhet në memo.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02