Dhjetëra protestues janë mbledhur tek rrethrrotullimi i Plukut në Lushnje në shenjë proteste për rritjen e çmimit të naftës. Protestuesit kanë bllokuar aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje duke ka krijuar një varg automjetesh prej disa km. Forca të shumta policie janë në këtë pikë dhe po negociojnë me protestuesit për hapjen e rrugës. Pas rreth gjysmë ore protestë, ka nisur shpërndarja e protestuesve dhe qarkullimi i mjeteve.