Qeveria italiane ka vendosur me një paketë lehtësimi të barrës për qytetarët, në mesin e krizës së cmimeve. 14 miliardë euro janë parashikuar të jepen kryesisht si ndihmë financiare për karburantet. "Synimi është të sigurohet fuqia blerëse e familjeve të varfëra dhe prodhimi i sipërmarrjeve," deklaroi kryeministri Mario Draghi pas vendimit të marrë nga kabineti.