Pishina nuk është vetëm një mënyrë për të kaluar ditët e nxehta të verës. Në pishinën olimpike të Durrësit, dhjetëra fëmijë mësojnë çdo ditë notin nën drejtimin e instruktorëve profesionistë. Përmes programeve të përshtatura sipas moshës dhe nivelit të tyre, ata familjarizohen me ujin, përvetësojnë teknikat bazë dhe fitojnë siguri.