Dhuna me bazë gjinore vijon të shënojë rritje të rasteve, vit pas viti ndërsa muajt e verës mbajmë rekord. Pranë Forumit të Gruas Elbasan vetëm gjatë muajit Gusht është dyfishuar numri i grave që kërkojnë urdhër mbrojtje. Shkaqet e dhunës mbeten komplekse dhe po ashtu i ndryshëm niveli arsimor. Tashmë ajo që po merr përmasa të frikshme është dhuna digjitale. Rritja e rasteve të dhunës ka sjellë edhe rritjen e numrit të çifteve që shkojnë drejt divorcit. Pasojat tek gruaja e tek fëmijët mbeten të rënda dhe afatgjata.