Gjendja e amortizuar e fasadave të shumë godinave në Durrës është kthyer në çështje sigurie. Së fundmi, 18 familje që jetojnë në një objekt të përshtatur për banim në lagjen nr. 7 të Durrësit po përballen me frikë dhe pasiguri, pas shembjes së bordurës fundore të çatisë së godinës. Autoritetet lokale kanë vendosur shirita sigurie për të krijuar perimetrin e sigurisë dhe shmangur rrezikun për kalimtarët.