Për të kursyer karburant apo për të shmangur trafikun shumë qytetarë kanë zgjedhur të lëvizin me monopatina elektronike por kjo ka nxjerrë në pah shumë rreziqe. Shumica e përdoruesve të monopatinave janë të mitur apo persona që nuk kanë leje drejtimi që do të thotë se nuk e njohin kodin rrugor dhe sinjalistikën çka i ekspozon ata drejt aksidenteve.