Top Channel/ Rrengu ndaj Kurtit, reagon opozita: Mjerim se si flet për amerikanët
26/03/2025 23:03

Mashtrimi i kryeministrit Albin Kurti nga dy komedianë rusë, të cilët iu prezantuan si presidenti i Letonisë, ka shkaktuar reagime të forta nga opozita në Kosovë. Pas incidentit, reagimet e para erdhën nga liderët opozitarë. Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar në rrjetet sociale me një video të shkurtër prej 10 sekondash, ku shihet teksa bën mimika të shqetësuara ndërsa i shikon Kurtin duke rënë pre e mashtrimit. Ai nuk ka shpjeguar asgjë më shumë krahas videos, por reagimi i tij është i qartë. Po ashtu, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka komentuar ngjarjen, duke theksuar se shqetësuese nuk është thjesht fakti që kreu i qeverisë ka rënë në grackë, por biseda “skandaloze” që është zhvilluar. Sipas saj, Kryeministri përdori këtë “takim” për të sulmuar opozitën, mediat, bizneset dhe madje edhe administratën e re amerikane. Ajo thekson se biseda nxjerr në pah një nivel shqetësues të sipërfaqshëm dhe të paditur në trajtimin e çështjeve të politikës së jashtme. Çitaku ka shkruar gjithashtu: “Nëse kjo është mënyra se si Kurti flet me liderë ndërkombëtarë, atëherë është për të ardhur keq.” Një situatë e ngjashme kishte ndodhur disa vite më parë me Hashim Thaçin, i cili kishte qenë objektiv nga të njëjtët komedianë rusë. Por, falë vigjilencës së stafit të tij, mashtrimi ishte zbuluar në një fazë të hershme. Në atë kohë, Thaçi shpjegoi se komedianët kishin tentuar të depërtojnë në zyrën e tij, por ishin ndaluar përmes masave të kujdesshme të institucioneve kosovare.

Top Channel/ “Kërcënimi me bombë, nga Serbia”! Kosova identifikon autorin që alarmoi deputetët
06/07 20:12
Top News- Krijim i institucioneve apo zgjedhje? Kosova në bllokadë politike, cilat janë alternativat
06/07 15:41
Top News – Kosova pa stadium kombëtar / Ideja është lënë në harresë, ‘çështje krenarie’
06/07 15:36
Top News – Askush nuk do lindje natyrale…Kosovë, zgjidhet operacioni pavarësisht rreziqeve
06/07 15:32
Top News – U kërcënua Kuvendi i Kosovës / Reagon Sveçla: Numri ka lidhje me Ratko Mlladiç
06/07 15:11
Top Channel/ Kosova, nga dështimi në dështim. Kuvendi s’konstituohet as pas seancës së 42-të
05/07 22:43
Top Channel/ E konfirmon Prokuroria: Alarmi në Kuvendin e Kosovës për bombë, ishte i rremë
05/07 21:38
Top News- Policia largon deputetët/ Kosovë, kërcënimi me bombë shtyn seancën e Kuvendit
05/07 15:05
Top News – Të zënë me sherrin në Kuvend. Kosovë, partitë ‘harrojnë’ zgjedhjet vendore
05/07 15:04
Top Channel/ Bomba në Kuvend, panik mes deputetëve në Kosovë: Kërcënimi u bë në anglisht!
05/07 14:40
Top News- Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës? Evakuohen deputetët
05/07 12:59
Top Channel/ I fshehtë apo i hapur, ngërçi i votimit në Kosovë: Kjo është çështja!
05/07 12:01
Top Channel/ Kisha Ortodokse e Kosovës ia kthen OSBE-së: Kryepeshkopi yne nuk hyri “në kishë serbe”!
05/07 11:53
Top News- Pas PDK, edhe LDK kërkesë Kushtetuses/ ‘LVV nuk po respekton vendimin e 26 qershorit’
04/07 16:34
Top Channel/ Osmani: Lejohet votimit i fshehtë por duhet konsesus për këtë!
04/07 15:08
Top News- Osmani ultimatum deputetëve/ ‘Pasoja juridike, nëse s’ka konstituim brenda 30 ditëve’
04/07 13:54
Top News- Vijon seria e dështimeve në Kuvend/ PDK-ja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
03/07 22:00
Top News- I nxehti ekstrem vjen në Kosovë, autoritetet ‘frikë’ nga temperaturat e larta
03/07 20:27
Top Channel/ Kosova, sytë nga Kushtetuesja! Opozita kundër votimit të fshehtë
03/07 19:54
Top News-Vatra e parë e murtajës në Kosovë/ Karantinohet ferma në Prizren, autoritetet shtojnë masat
03/07 17:57