Në shkolla po zbatohet një protokoll i ri për dhunën duke ndjekur tre hapa, indentifikimin, parandalimin dhe raportimin ku vihet theksi te forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional me njësitë e mbrojtjes së fëmijës dhe policinë. Gjatë një konflikti në mjediset mësimore vlerësohet me rëndësi sigurimi fizik i nxënësit, ku përcaktohet procedura pikë e presje. Protokolli për identifikimin, parandalimin dhe raportimin e dhunës në institucionet arsimore parauniversitare Në çastin kur konstatohet një akt dhune, qoftë shtyrje, goditje, përleshje apo përdorim i sendeve të forta, prioriteti absolut është ndalimi i menjëhershëm i veprimit agresiv. Reagimi duhet të jetë i shpejtë, i qartë dhe autoritar. Nuk është moment për qortim, hetim apo diskutim disiplinor. Përtej strukturës me punonjës socialë, psikolog, oficerë sigurie apo drejtues shkolle në një rol të rëndësishëm shihet mësuesi i cili nuk duhet të konsiderohet vetëm si realizues i procesit mësimor por edhe figurë mbrojtëse.