NATO po diskuton mënyrat për uljen e tensioneve politike mes Danimarkës dhe SHBA-së mbi të ardhmen e Groenlandës, dhe një prej tyre është krijimi i një misioni të aleancës, të pagëzuar si “Roja e Arktikut”. Propozimi u diskutua në Bruksel pas interesimit të hapur të SHBA-së për Groenlandën, përfshirë edhe deklarata që nuk përjashtojnë përdorimin e forcës.