Reparti onkologjik i spitalit të Korçës tashmë është kompletuar me të gjitha pajisjet e nevojshme, falë një donacioni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një iniciativë që nisi rreth dy vite më parë nga fondacioni "Albanian Fighting Cancer" dhe që bëri bashkë filantropë, artistë, mjekë dhe shumë njerëz të tjerë u finalizua me një event të veçantë në qytetin juglindor.