Top Channel/ Rikualifikohet qendra e kimioterapisë në Vlorë, Sala: Një hap më pranë pacientit
29/08/2026 11:44

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, e shoqëruar nga drejtori i Institutit Kombëtar i Tumoreve, Helidon Nina, vizituan qendrën ditore të kimioterapisë, të rikualifikuar, në Spitalin Rajonal të Vlorës. Ky investim është pjesë e transformimit të shërbimit onkologjik në vend, me synimin që gjatë viteve 2026–2027 shërbimet onkologjike të shtrihen në 12 spitale rajonale. QSUT, Vlora dhe Korça janë tre investimet e para të përfunduara, ndërsa puna vijon në Shkodër, Lezhë dhe Fier. Gjatë vizitës, ministrja Sala theksoi se afrimi i shërbimit me pacientin është një nga prioritetet e reformës në fushën e onkologjisë, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin e MSHMS me fondacionin “Mane” për rikualifikimin e disa prej qendrave ditore të kimioterapisë në vend. “Më pak se një vit më parë mora angazhimin që onkologjia të ishte në qendër të vëmendjes, si një nga reformat kryesore të mia si ministre e Shëndetësisë, por edhe si mjeke me një karrierë të gjatë në fushën e onkologjisë. Bëmë realitet ato që premtuam. Ngritëm Institutin Kombëtar të Tumoreve dhe përforcuam rrjetin onkologjik. Qendra në Vlorë është qendra e tretë e rikualifikuar dhe puna do të vijojë me qendrat e tjera, me synimin për ta përfunduar këtë proces brenda vitit 2027.” Ministrja Sala u ndal veçanërisht te rëndësia e komunikimit mes mjekut dhe pacientit, duke e cilësuar atë si pjesë të pandarë të cilësisë së shërbimit shëndetësor. “Ne, si mjekë dhe profesionistë të shëndetësisë, nuk duhet të lëmë asnjë pyetje pa përgjigje. Duhet të kemi durimin t’u shpjegojmë pacientëve të gjithë informacionin që u nevojitet”. Për forcimin e shërbimit onkologjik në vend po punohet për standardet e organizimit të Rrjetit Kombëtar Onkologjik, infrastrukturën, pajisjet dhe barnat. Janë miratuar 38 protokolle të unifikuara të trajtimit onkologjik, janë vlerësuar 8 pika kimioterapie, 3 prej tyre janë rikualifikuar dhe është në proces hapja e pikës së nëntë në Spitalin Memorial Fier. Gjithashtu, për herë të parë është ngritur Qendra e Gjirit (Breast Unit), duke krijuar një model multidisiplinar për diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive të gjirit sipas praktikave bashkëkohore. Në drejtim të diagnostikimit dhe trajtimit, akseleratori i tretë është vënë në funksion në maj 2026, ndërsa akseleratori i katërt do t’i bashkohet rrjetit në vijim. Paralelisht, është zgjeruar me 23% gama e barnave onkologjike të disponueshme në qendrat rajonale dhe janë përfshirë 9 principe aktive të reja, duke zgjeruar ndjeshëm alternativat terapeutike për pacientët me tumore hematologjike, kancer të mushkërisë e gjirit, melanomë dhe tumore me biomarkerë specifikë.

Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19