Juli ka lindur në 1978 në Elbasan, e që kur hapi sytë jeta nuk u tregua bujare me të. Babai biologjik nuk e pranoi si fëmijën e tij, të qenurit me aftësi të kufizuara . Mirëpo e ëma, Vera e rigjeti forcën e besimin te një martesë e dytë për të rritur djalin. “Babai më braktisi se isha ndryshe. Kurse mami për mua linte kokën, edhe babai që më rriti. Ishin njerëz të mrekullueshëm”-shprehet Julian Zyrakja. Kur refuzimin e kishte hasur në familje, Juli nuk e kishte të lehtë të mposhte paragjykimet në shkollë.